Për të tretin vit radhazi fermerët po përfitojnë nga skema mbështetëse e naftës falas, një nismë që synon jo vetëm mbështetjen e prodhimit bujqësor por edhe formalizimin e sektorit. Kreu i qeverisë, Edi Rama ndau në rrjetet sociale lajmin se deri më tani janë 19,412 fermerë përfitues, të cilët janë pajisur me kartën e naftës.