Raportimi i drejtueses së Shërbimit Informativ Shtetëror te Komisioni i Sigurisë në Parlament dështoi. Mbledhja nisi me debate mes deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës. Opozita akuzoi kreun e komisionit, Nasip Naço se po i mohonte të drejtën e fjalës. Pas disa minutash përplasjeje, Naço ndërpreu mbledhjen duke kërkuar 5 minuta pushim. Por, komisioni nuk u mblodh më pasi nuk plotësohej kuorumi i deputetëve të pajisur me certifikatë sigurie për të dëgjuar informacionet sekrete që mund të deklaronte në komision drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni.