Ministri i punëve të jashtme të Suedisë Tobias Billström, vendit qqë kryeson Bashkimin Europian, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Beograd ku i ka bërë thirje presidentit serb Aleksandar Vucic që të bashkërendojë politikën e jashtme dhe atë të sigurisë me bllokun europian Ministri suedez Tobias Billstrom e bëri të qartë se presioni I Bashkimit Europian që Serbia të harmonizojë politikat me vendet anëtare, ka arritur pikën e vlimit. “Kompanitë suedeze punësojnë 10 mijë njerëz, Serbia i takon Bashkimit Europian. Besoj se pjesëmarrësit në skenën politike do të qëndrojnë në këtë drejtim strategjik”, deklaroi ministri. Vucic nga ana tjetër shpjegoi gjatë një konference për shtyp se i është kërkuar nga ministri që të vendosë sanksionet ndaj Rusisë.