Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha të premten se partia më e madhe e serbëve të Kosovës, që ka mbështetjen e Beogradit, është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhjet e reja komunale në veri të Kosovës. Ai tha gjatë një konference për shtyp në Mitrovicën e Veriut se Lista Serbe e mori këtë vendim në bashkëpunim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.