Rrugët rurale të zonës bujqësore të Myzeqesë kanë përfunduar rikonstruksionin dhe janë tashmë një mundësi më shumë për fermerët, prodhimet e të cilëve furnizojnë thuajse të gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm. Kryeministri Rama ishte i pranishëm në një segment rrugor, ku dha edhe lajmin e mirë të përfundimit të rikonstruksionit të të gjitha rrugëve rurale.