Një tabelë e vendosur nga Myftinia e Shkodrës në qendër të qytetit me mesazhin ndërgjegjësues kundër grabitjes së pronave, është hequr nga punonjësit e bashkisë së qytetit veri-perëndimor. Sipas burimeve, ndërhyrja është bërë me argumentin se tabela ishte një “ndërhyrje pa leje” në hapësirë publike. Veprimi është kundërshtuar nga përfaqësues të Myftinisë, të cilët kanë deklaruar se tabela ndodhej aty prej disa muajsh dhe se institucioni nuk ka marrë asnjë njoftim apo shkresë paralajmëruese për heqjen e saj.