Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të komisariateve në varësi vijojnë kontrollet në të gjithë qarkun Vlorë, për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike duke monitoruar subjektet që vijojnë me organizimet e aktiviteteve me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje ose në kundërshtim me normat e lejuara të vendosura nga organet kompetente. Si rezultat i kontrolleve, në Dhërmi u konstatua një subjekt (beach-bar) ku gjenerohej muzikë në tejkalim të normave të lejuara, duke prishur qetësinë publike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisjet muzikore.