Festa e Ditës së Verës kulmoi sot në qytetin e traditës, nw Elbasan. Rrugët dhe parqet janë të mbushura me aktivitete të organizuara nga Bashkia e Elbasanit. Me dhjetëra aktivitete po mbahen, ndërsa fëmijët janë me veshur me kostume Festivali i Ballokumes, risi e këtij viti, do të zhvillohet në qendër të qytetit ku të gjithë do të kenë mundësi të provojnë ballokumet e shijshme të zonjave elbasanase. Ndërkohë ky është panairi i zejeve, i cili sjell traditën e çdo zone, nga Shpati deri në Labinot Mal.