Artisti i njohur shqiptar, Flori Mumajesi, ka lajmëruar përmes një videoje në profilin e tij në “Instagram” se ka fshirë disa nga këngët e tij në kanalin zyrtar në “YouTube”. Por jo vetëm kaq, pasi ka shtuar se së shpejti do të fshihen edhe nga platforma “Spotify.”