Sipërmarrësi miliarder Elon Musk ka bërë thirrje për një ristrukturim themelor të NATO-s. Vërejtjet e tij, të postuara në platformën që vetë ai zotëron, X, vijnë ndërsa tensionet gjeopolitike përshkallëzohen në mbarë botën dhe debati mbi shpenzimet ushtarake të SHBA-së po intensifikohet. Deklarata e Musk, “NATO ka nevojë për një rishikim”, u bë në përgjigje të komentit të senatorit amerikan Mike Lee , sipas të cilit: “Lufta e Ftohtë ka përfunduar. NATO është e vjetëruar”.