Shefi ekzekutiv i Twitter, Elon Musk ka kërkuar falje për një shkëmbim të nxehtë që kishte në platformë me një punonjës të tijin. Halli Thorleifsson i shkroi Musk në Twitter duke thënë: "Burimet njerëzore të kompanisë nuk ishin në gjendje të konfirmonin nëse ishte i punësuar apo jo". Musk u përgjigj duke pyetur se "Çfarë pune kishte bërë në Tëitter?" Pas një sërë pyetjesh dhe përgjigjesh pasuese, Thorleifsson tha se mori një email që konfirmonte se ishte shkarkuar.