Pronari i ri i Tëitterit, Elon Musk, ka njoftuar një fushatë kundër llogarive fallse në rrjetin social si edhe kundër vjedhjes së identitetit. “Cdo ndryshim emri do të provokojë njëkohësisht humbjen e vulës blu të konfirmimit, pa paralajmërim”, ka bërë të ditur miliarderi që sapo ka nisur edhe shërbimin me pagesë prej 8 dollarësh në muaj për këtë të fundit. Musk po ashtu thotë edhe se cdo përvetësim identiteti, atje ku nuk specifikohet fjala parodi, do të pezullohet po ashtu.