Top News – Mur 350 milionë eurosh në kufi / Polonia ‘blindon’ vijën ndarëse me Bjellorusinë
26/01/2022 15:43

Polonia ka filluar ndërtimin e një muri përgjatë kufirit të saj me Bjellorusinë për të ndaluar hyrjen e emigrantëve të paligjshëm. Muri do të jetë pesë metra e gjysmë i gjatë, do të shtrihet në 186 km gjatësi dhe do të kushtojë 350 milionë euro për tu ndërtuar. Polonia dhe Bjellorusia, ndajnë në total 418 km kufi. Një zëdhënës i rojave kufitare, refuzoi të tregonte vendin ku do të ngriheshin kantieret e ndërtimit duke argumentuar se nëse do ta bënte këtë shërbimet bjelloruse do të nisnin emigrantët drejt tyre ndaj për arsye sigurie, projekti do të mbahej i fshehtë. Rrethimi i ri do të pajiset edhe me kamera dhe me detektorë lëvizjesh. Në kufirin me bjellorusinë ekziston në fakt një rrethim me tela me gjemba, që zyrtarët thonë se ka ndihmuar shumë, por nevojitet akoma më shumë mbrojtje. Ndërtimi pritet të përfundojë në qershor të këtij viti. BE ka akuzuar bjellorusinë se po i shtyn emigrantët drejt bllokut si hakmarrje ndaj sanksioneve që i janë vendosur vendit pas zgjedhjeve të 2020-ës që u konsideruan të manipuluara dhe raprezaljes së protestave që shpërthyen më pas. Por Minsku i refuzon këto akuza. Me mijëra emigrantë, kryesisht nga lindja e mesme, janë përpjekur të kalojnë kufirin polak për të hyrë në BE gjatë vitit të shkuar.

Top News – Lufta Ukrainë-Rusi arrin në Mesdhe, goditet çisterna 2000 km larg zonës së luftës
19/12 14:47
Top News – ‘Luftanija aliene’ drejt tokës / Astrofizikani i Harvardit ndez debatin dhe paralajmëron
19/12 14:47
Top News – Putin në maratonën e përvitshme / Asnjë kompromis për Ukrainën, paqja mbetet larg
19/12 14:30
Top News – I dorëzohet çeku 2.5 milionë dollarësh / Heroi i Australisë bën pyetjen e pabesueshme
19/12 14:19
Top News- Rusi i vetëm që i tha ‘Jo’ Putinit e është gjallë / Guxoi ta sfidojë për luftën në Ukrainë
19/12 14:16
Top News – Japonia, larg armëve bërthamore / Riafirmon premtimin ndërsa opinioni publik po ndryshon
19/12 14:12
Top News – Trupat ruse hyjnë në vendin e NATO-s / Kalojnë kufirin me Estoninë, provokimi më i fundit
19/12 14:10
Top News – ‘Tullacllëku, çështje mbijetese’ / Presidenti kërkon mbulim shëndetësor publik
19/12 13:32
Top Channel/ BBC: Si po mbulohen me turp ushtarët e Ukrainës që vdiqën në “mënyrën e gabuar”!
19/12 12:57
Top News – Trump mbyll Lotarinë amerikane / Pas të shtënave në universitet ku u vranë dy persona
19/12 12:15
Top Channel/ Dorëzohet TikTok: Pranon shitjen e aseteve në SHBA për të shmangur ndalimin!
19/12 12:02
Top Channel/ Mbyllet lotaria amerikane: Trump e pezullon prej të shtënave në Brown University!
19/12 12:01
Top Channel/ BE, 90 miliardë euro për Ukrainën, Zelensky falenderues- Por s`ka ujdi për asetet ruse!
19/12 11:54
Top News – TikTok shmang ndalimin në SHBA / Marrëveshje me investitorë amerikanë dhe globalë
19/12 11:37
Top News – Dubai nën ujë, të gjithë në shtëpi / Shi i dendur në shkretëtirë, paralajmërohen banorët
19/12 11:29
Top News – ‘Ne jemi fantazma…!’ Punëtorët emigrantë të natës në Britaninë e Madhe
19/12 11:23
Top News – Trump ‘bekon’ kanabisin / Zgjeron aksesin, ndryshim i madh në politikën e drogës
19/12 11:21
Top News – Australia do riblejë armët / Sulmi në plazhin Bondi, qeveria shpall skemën e re
19/12 11:21
Top News- Putin frikëson BE, nuk preken asetet e ngrira ruse
19/12 09:49
Top News- Helmoi qëllimisht 30 pacientë, e pëson ‘Doktor Vdekja’ që hiqej si shpëtimtar
18/12 23:00
DIGITALB DIGITALB