Top News/ Municionet e reja për Ukrainën po vijnë!Çekia me mision sekret, ‘i gjen’ në vende të treta
04/03/2024 12:21

Diplomatët çekë kanë "gjetur" municion artilerie për Ukrainën në vende të treta, njoftoi së fundmi presidenti çek Petr Pavel. Ky i fundit në fakt, nuk ka lënë asnjë dyshim për qëndrimin e tij të qartë që nga fillimi i mandatit vitin e kaluar. Në përvjetorin e dytë të pushtimit rus, ai shpjegoi edhe një herë para cekëve pse një fitore e Ukrainës është kaq e rëndësishme edhe për Republikën Çeke. Sipas kreut të shtetit çek, Rusia nuk po bën luftë vetëm kundër Ukrainës. Agresioni rus drejtohet kundër gjithë botës perëndimore dhe rendit evropian të vlerave. Dhe Presidenti po i ndjek me vepra fjalët e tij. Republika Çeke është aktualisht në ballë të prokurimit evropian të municioneve për Ukrainën. Mungesa dëshpëruese e predhave të artilerisë dhe raketave të mbrojtjes ajrore në veçanti është ndoshta dobësia më e madhe e ushtrisë ukrainase për momentin. BE fillimisht i kishte premtuar Ukrainës një milion predha artilerie brenda një viti. Megjithatë, vetëm më pak se një e treta u dorëzua, për shkak të vështirësive të prodhimit. Këtu hyn në lojë Republika Çeke. Ky vend ka pasur historikisht një industri të fortë të mbrojtjes dhe kompanitë private tregtojnë në një shkallë të madhe materiale të ripërtërira nga arsenalet e Traktatit të Varshavës. Në të kaluarën, ato shpesh kanë luajtur një rol të dyshimtë, por tani kontaktet kanë dëshmuar vlerën e tyre. Në një kohë që tregu zyrtar i municioneve është bosh në mbarë botën, përfaqësuesit e qeverisë çeke mundën të kryenin negociata diskrete. Rezultatin e prezantoi Presidenti Pavel në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, në mes të shkurtit: rreth gjysmë milioni fishekë të kalibrit 155 milimetër dhe 300.000 fishekë të kalibrit 122 milimetër ishin "identifikuar", domethënë u gjetën jashtë vendit. E përjavshmja çeke "Respekt" foli me njerëzit që hetojnë municionet në mbarë botën në emër të presidentit dhe qeverisë. Aktivitetet e tyre janë sekrete. Midis atyre që janë përgjegjës është edhe i dërguari i posaçëm i qeverisë për Ukrainën, Tomáš Kopečný. Ai nuk tregon se nga cilat vende vijnë armët. Ai thotë vetëm se ato janë nga vende që kanë qëndruar neutrale në luftë ose që nuk donin t'i kundërviheshin hapur Rusisë me furnizime municioni.

Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11