Ostreni i madh në Gollobordë priti edicionin e 11 të Kampionatit të Mundjes Tradicionale, një kompeticion ky që është shndërruar në një eveniment të përvitshëm. Në edicionin e këtij viti morën pjesë mundës të grupmoshave të ndryshme jo vetem nga zona e Gollobordës por edhe nga qytetet e tjera si Librazhdi dhe Peshkopia, si dhe sportiste veteranë te ketij sporti nder vite. Kampionati nisi me një koncert festiv, ndërkohë që e pranishme ishte edhe Kryebashkiakja e Bulqizës, Festime Mjeshtri e cila në fjalën e saj ndër të tjera tha se vitin tjetër Kampionati i Mundjes Tradicionale do të jetë ballkanik