“Në një kohë shumë të shkurtër për fajin e regjimit do të ktheheshim në gjendjen katastrofike që jetonim në vitet ’90”, kështu shprehet analisti serb Sërgjan Cvijiq nga Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë, kur komenton agresionin e Serbisë më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit. Sipas tij potenciali për ripërtëritje të konfliktit në Kosovë, por edhe në Bosnje-Hercegovinë, ekziston ende.