Top News/ Mund të godasë Evropën dhe SHBA-në…’Oreshnik’, raketa e re e Rusisë fluturon 5 mijë km
22/11/2024 11:49

Presidenti Vladimir Putin tha se Rusia kishte goditur Ukrainën me një raketë të re balistike hipersonike me rreze të mesme veprimi në përgjigje të përdorimit të raketave amerikane dhe britanike nga Kievi kundër Rusisë. Putin tha se lufta në Ukrainë po përshkallëzohej drejt një konflikti global pasi Shtetet e Bashkuara dhe Britania lejuan Ukrainën të godiste më thellë Rusinë me raketat e tyre dhe paralajmëroi Perëndimin se Moska mund të kundërpërgjigjet. Në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj përdorimit të raketave të SHBA-së dhe Britanisë nga Ukraina, ai tha se Rusia kishte lëshuar "Oreshnik", një nga raketat e saj më të reja me rreze të mesme veprimi, mbi një shënjestër në qytetin ukrainas Dnipro. Qyteti është shtëpia e kompanisë së raketave hapësinore Pivdenmash, e njohur për rusët si Yuzhmash. Putin tha se "Oreshnik" ishte një raketë balistike hipersonike. Ai tha se ajo udhëton 10 herë më shpejt se zërit dhe kështu është e pakapshme. Burimet ruse thanë se distanca e përshkruar nga raketa ishte 5,000 km, cka e lejon rusinë të godasë pjesën më të madhe të evropës dhe bregun perëndimor të SHBA-së. Ajo ka mjete shënjestrimi të pavarura, mban koka luftarake të ndara, që janë në gjendje të godasin objektiva të ndryshme. Anatoly Matviychuk, një ekspert ushtarak rus, tha se raketa mund të mbajë gjashtë deri në tetë koka luftarake konvencionale ose bërthamore. Pentagoni tha se raketa që lëshoi Rusia ishte e bazuar në raketën balistike ndërkontinentale (ICBM) "RS-26 Rubezh". Ai tha se SHBA ishte njoftuar për lëshimin e kësaj rakete përmes kanaleve të reduktimit të rrezikut bërthamor. Forcat ajrore të Ukrainës thanë një ditë më parë se Rusia kishte lëshuar një ICBM në Dnipro, megjithëse Shtetet e Bashkuara tha se kjo ishte e pasaktë. ICBM-të përkufizohen se kanë një rreze më të madhe se 5,500 km.

Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46
Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03
Top Channel/ Apple revolucion me Siri/ Do funksionojë si chatbot dhe do kontrollojë aplikacionet
28/03 11:06
Top Channel/ AI hyn në kompjuterë/ Teknologjia largohet nga cloud, përpunimi bëhet direkt në pajisje
28/03 10:55
Top Channel/ 1 muaj luftë, nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua konflikti
28/03 10:52
Top Channel/ Trump-Merz përplasen për Iranin, Ngushtica e Hormuzit ndez debat
28/03 10:48
Top Channel/ Izraeli godet Bejrutin/ Përplasje me Hezbollah dhe alarm për krizë humanitare
28/03 10:34
Top Channel/ Houthit godasin Izraelin nga Jemeni, rritet rreziku për hapjen e një fronti të ri
28/03 10:14
Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00