Aktori i njohur Will Smith ka dhënë së fundmi intervistën e parë pas shuplakës në Oscar. I ftuar në “The Daily Show With Trevor Noah” ka treguar anën e tij të historisë. Smith dhe Noah diskutuan për dramën e re historike “Emancipimi”, në të cilën aktori luan. Mirëpo shumë shpejt nisën të flisnin edhe për incidentin e famshën, ku ai ishte protagonist.