Finalja e madhe e Botërorit të Katarit po afron. Franca dhe Argjentina do të diskutojnë trofeun më të lakmuar dhe ethet e kësaj sfide kanë prekur të gjithë pa asnjë përjashtim. këtu përfshihen edhe balerinët e kabaresë së famshme 'Moulin Rouge' të cilët të veshur me ngjyrat e flamurit francez, Blu e bardhe e kuqe kanë vallëzuar e kanë shprehur mbështetjen ndaj Deschamps dhe futbollistëve të tij në misionin e tyre për të fituar titullin e tretë botëror.