Një aksident ka ndodhur këtë të diel në aksin rugor Rrilë-Tale. Një motorçikletë ka përplasur dy këmbësorë. Burime bëjnë me dije se nga përplasja dy persona kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në spitalin e Lezhës. Policia ndodhet në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti. Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia tej normave e motoçikletës.