Moti I keq në fundjavë ka sjellë problematika në disa qytete të vendit. Kushtet e motit kanë ndikuar edhe në lundrimet nē linjën Durrës- Bari. Sipas Autoritetit Portual Durrës, kushtet e pafavorshme atmosferike gjatë natës së të dielës kanë sjellë ndryshime në lundrimet e trageteve nga Durrësi drejt Barit. Një nga dy tragetet e planifikuara për nisje nuk ka mundur të dalë në det. Udhëtarët e prekur nga kjo situatë janë asistuar për ridrejtimin e tyre në nisjet pasuese.