Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë kanë bërë që të pezullohen sërish lundrimet në vend. Kushtet e paqëndrueshme hidrometeorologjike kanë sjellë dhe vonesa tek tragetet. Kapiteneria në Vlorë njofton se lundrimi është pezulluar për ditë. Pra, të gjitha anijet e vogla dhe ato të peshkimit nuk do të dalin në det.