Fundjava do të jetë me mot të keq, dhe parashikimet janë për një përkeqësim, që do të shkaktojë probleme në disa zona të vendit. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile pikërisht për këtë arsye u ka dërguar një shkresë zyrtare 5 prefekturave në vend. Sipas Institutit të Gjeoshkencës, në veri perendim dhe jug të vendit priten stuhi dhe reshje të mëdha shiu. Zonat që rrezikojnë të preken më shumë janë Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe dhe Kruja.