Italia është pushtuar orët e fundit nga moti i keq, i cili u ka marrë jetën të paktën 7 personave Rrebeshet e shiut dhe era e fortë përfshinë rajonin e Marche duke lënë të paktën tre persona të zhdukur në provincën e Ankonës. Katër persona humbën jetën në Ostra, një në Trecastelli, një në Senigallia dhe një në Barbara, ku janë shpallur të zhdukur dhe 3 banorë të tjerë mes të cilëve dhe një fëmijë.