Para se të niste sulmet ajrore ndaj Iranit me mbështetjen e SHBA, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u konsultua me Mossad mbi mundësinë e një revolte popullore në Teheran nëse eliminoheshin udhëheqësit kryesorë të regjimit. Përgjigja e Mossad ishte pozitive. Sipas New York Times, agjencia inteligjente izraelite i raportoi Netanjahut se mundësitë që iranianët të ngriheshin në protesta ndaj pushtetit ishin të larta nëse eliminoheshin Khamenei dhe udhëheqësit ushtarakë dhe të inteligjencës iraniane. Por, gati një muaj nga eliminimi i tyre protesta nuk ka dhe si amerikanët, ashtu edhe izraelitët tani e shohin mundësinë e ndryshimit të regjimit përmes protestave të brendshme me skepticizëm dhe besojnë se kushtet nuk duken të pjekura për një kryengritje popullore.