Standard të dyfishtë nga Sekretariati i Etikës e kanë konsideruar rrëzimin e kërkesës së tyre për përjashtimin e ministres Elisa Spiropali nga Kuvendi, me pretendimin se ka shkelur etikën duke iu drejtuar deputetit demokrat që mungonte, Edmond Spaho. Sipas Bylykbashit, qeveria po përdor përjashtimet ndaj opozitës, që deputetët e saj të mos jenë në debat me kryeministrin.