Autoritetet ruse po hapin qendrat e strehimi dhe bunkerët në të gjitha ndërtesat e banimit dhe qendrat tregtare në rajonin e Moskës, në përgatitje për bombardime të mundshme. Lajmi u konfirmua të enjten nga kreu i administratës rajonale të Ministrisë së Emergjencave, Sergey Poletikin, në një seancë plenare të Dumës ruse. Mediat perëndimore kanë zbardhur seancën duke zbuluar se deputeti Oleg Emilyanov e pyeti Poletikin gjatë mbledhjen për gjendjen e strehimoreve në rajonin e Moskës.