Top News – Moska nën rrethim, s’ndalen kamikazët / Kaos në aeroporte, Rusia bomba mbi Ukrainë
22/08/2023 12:27

Zyrtarët ukrainas raportuan të martën sulme me dronë dhe raketa ruse në Zaporizhja, Kryviy Rih dhe Kupjansk. Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se kishte zmbrapsur sulmet me dronë në rajonet e Moskës dhe Bryanskut ndërkohë që mbylli përkohësisht tre aeroporte në kryeqytet. Një person u plagos dhe 20 ndërtesa u dëmtuan pas një sulmi rus me raketa gjatë natës në Kryviy Rih, në rajonin e Dnipropetrovsk, tha guvernatori Serhiy Lysak në platformën Telegram. Rusia sulmoi edhe Zaporizhjan gjatë natës, duke shkaktuar dëme, por pa viktima, njoftoi sekretari i Këshillit Komunal të Zaporizhjas, Anatoliy Kurtev, në orët e para të së martës. “Brenda natës, armiku sulmoi sërish Zaporizhjën. Si pasojë e valës së shpërthimit, katër ndërtesa të larta pësuan dëmtime”, shkroi Kurtev në Telegram. Trupat ruse bombarduan edhe Kupjanskun dhe Vovçanskun në rajonin lindor të Harkivit gjatë natës. Guvernatori i rajonit, Oleh Synyehubov tha se katër ndërtesa banimi ishin dëmtuar dhe shkatërruar dhe një grua ishte plagosur lehtë. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha herët në mëngjes se katër drone u rrëzuan gjatë natës, dy mbi rajonin e Moskës dhe dy mbi rajonin e Bryanskut, rreth 400 kilometra në jugperëndim të Moskës. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, TASS, raportoi se tre aeroporte të Moskës – Vnukovo, Domodedovo dhe Sheremetyevo – pezulluan përkohësisht fluturimet, pa dhënë ndonjë arsye për pezullimin. Aeroportet e Moskës kanë pezulluar fluturimet disa herë gjatë ditëve të fundit për shkak të atyre që autoritetet thanë se ishin sulme ukrainase me dronë.

Top Channel/ Greqia kopjon Italinë për emigrantët, synon kampe në Afrikë
18/02 23:01
Top News- Orteku shkëputet nga mali dhe zhduk grupin e skiatorëve, aventura kthehet në tragjedi
18/02 23:00
Top News- Stuhi të papara dëbore dhe acari, anulohen fluturimet, kaos në disa rajone të Rumanisë
18/02 22:54
Top News- Qeni merr vëmendjen në Lojërat Olimpike, hyn në pistë dhe kërkon medaljen e artë
18/02 22:37
Top News- Rusia do luftën jo paqen! Zelensky shpërthen ndaj Moskës: Nuk lëshojmë territoret
18/02 22:30
Top News- Tragjedi në minierë, 37 minatorë humbin jetën pas lutjes ë mëngjesit
18/02 22:00
Top News- ‘Bos fantazme’ i drogës, kapet në Itali vëllai i deputetes demokrate
18/02 20:51
Top Channel/ Zelensky akuza Rusisë: Nuk do paqe! Raundi i tretë pa rezultate konkrete
18/02 20:00
Top News – Ramazani mbërrin në Gaza / Nën një armëpushim të paqëndrueshëm, festë e zbehtë
18/02 16:42
Top News – Kthehet festa më e madhe në botë / Karnavalet e Rios, spektakël e kërcim deri në agim
18/02 16:36
Top News – Peshkaqeni i bardhë ‘zë në pritë’ zhytësit/Pamje rrënqethëse, lëshohet alarmi në Australi
18/02 16:21
Top Channel/ Skandali Epstein trondit Britaninë, nën hetim fluturimet e “Lolita Express”
18/02 15:30
Top News – Asnjë përparim i dukshëm / Përfundojnë bisedimet ‘e vështira’ Rusi-Ukrainë
18/02 15:17
Top News – Rusia dërgon luftanije në Iran / Përballë aeroplanmbajtëseve të Trumpit, lojëra lufte
18/02 14:38
Top News – Kanadaja del nga ‘sqetulla’ e SHBA. Investon miliarda dollarë për forcimin e ushtrisë
18/02 14:19
Top Channel/ Ortek në Kaliforni, 10 skiatorë zhdukur! Ekipet kërkojnë në Castle Peak
18/02 12:12
Top Channel/ India synon kryesimin global të AI! Plan 100 miliardë dollarë për qendra të dhënash
18/02 12:10
Top Channel/ Kriza godet industrinë gjermane, 124 mijë vende pune humben në uzinat e makinave
18/02 12:09
Top Channel/ “Lejohet të rrahësh gruan”! Ligji i ri në Afganistan, talebanët rregulla brutale
18/02 12:06
Top Channel/ Australia bllokon xhihadistin, Canberra ndalon kthimin nga Siria
18/02 12:05
DIGITALB DIGITALB