Procesi gjyqësor për ekstradimin e shtetases ruse, Svetlana Timofoeva nga Moska është shtyrë sërish të enjen, për shkak të mungesës së prokurorit të çështjes. 33-vjeçarja është arrestuar në Shqipëri për sulmin në repartin ushtarak në Çekin të Gramshit në gusht të vitit 2022 nën dyshimin se kishte ardhur në një mision spiunazhi.