Ndërsa izraeli e gjeti veten nën një sulm vdekjeprurës nga militantët e hamasit, që thyen barrierat përreth gazës dhe hynë në territor izraelit, duke vrarë civilë në qytetet e vendit, shefat e mbrojtjes po përballen me presion në rritje për të dhënë shpjegime përse katastrofa ndodhi. Një ditë pas përvjetorit të 50 të fillimit të luftës Yom Kippur, të 1973-shit, kur forcat izraelite u kapën të papërgatitura nga kolonat e tankeve siriane dhe egjiptiane, ushtria u duk edhe një herë tjetër se u gjet e papërgatitur përballë një sulmi të papritur.