Një plagosje me armë zjarri ndodhi në Mamurras këtë të mërkurë. Një 50-vjeçar u qëllua në dorë pas në koflikti. Ai u paraqit vetë në spital për ndihmë mjekësore ndërsa një grup hetimor u vendos në lëvizje pas marrjes së njoftimit. Sipas burimeve i plagosuri Pjetër Marku sapo ishte kthyer nga Anglia, dhe ka patur një konflikt të castit me autori , i cili tashmë është identifikuar nga policia që po punon për kapjen e tij pasi u largua menjëherë.