I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha në Beograd se kriza në veriun e Kosovës nuk duhet të militarizohet, ndërsa shprehu besimin për një zgjidhje të shpejtë të situatës në zonë, ku grupe qytetarësh serbë po mbajnë të bllokuara rrugët kryesore për të pestën ditë me radhë.Escboar i bëri këto komente në intervista dhënë mediave në Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç së bashku me të dërguarin evropian Miroslav Lajçak.