Top News- “Mos janë duke fjetur gjumë”, Rama i kthehet batutave me Lulzim Bashën
03/04/2026 20:52

Për kryeministrin Edi Rama Partia Socialiste është një oqean që po pëson rritje për shkak të numrit të madh të grave që ka në përbërje. mendoj që arsyeja kryesore, me gjithë respektin për gjithë burrat këtu - po edhe po u mërzitën burrat, le të mërziten, se dhe unë burrë jam, kështu që e ndajmë mërzinë bashkë -arsyeja kryesore e rezultatit me rritje është fakti që këtu janë 53% gra E patë Dibrën? Mu hodhën në fyt të gjithë ata: “Si i thua ti çyryk burrave të Dibrës? Po ta tregojnë ty burrat e Dibrës!” Dibra u bë si me qenë Vlora. Nuk e di, për pak vota, nuk e di ekzaktësisht sa, por mund të merrnim mandatin e katërt. Pse? Sepse burrat, shumica, shkuan mbrapa grave. Partia Socialiste është oqean, nuk është lumë, përrua apo liqen. Kështu që unë ndihem vërtet shumë mirë në këto takime, sepse këto takime më japin shumë energji dhe më kënaqin shumë që flas me ju. Gjatë një takimi në njësinë numër tre në kryeqytet me asamblenë e PS, Rama nuk nguroi të ironizonte as kundërshtarët politikë. Sipas tij, PS tashmë ka ndezur motorët për zgjedhjet e ardhshme vendore, kurse partitë e tjera, sipas tij, vijojnë të jenë në gjumë. ky proces që kemi filluar, sigurisht që lidhet me fillimin e punës për zgjedhjet e ardhshme, se ne këtë punë kemi bërë gjithmonë. E kemi filluar gjithmonë përpara. Ata ku janë tani? Ja tani, në këtë orë që po flasim ne, ku janë ata? Mos janë duke fjetur gjumë se Luli po, po ata të tjerët ku janë? Janë nëpër kafe, janë në shtëpi, janë duke bërë... Me siguri nuk janë duke bërë një takim tani se si do të organizohemi ne për...Po kjo nuk është sot. Kjo është çdo ditë, çdo pasdite. Prandaj pastaj thonë: “Jo, po patronazhistët.” Po çfarë janë patronazhistët? Ja, ju jeni patronazhistë. Kush janë patronazhistë? Suksesin nuk na e fal njeri. Rama foli dhe për integrimin ku e cilësoi si një prioritet të qeverisë.

Top News- “Mos janë duke fjetur gjumë”, Rama i kthehet batutave me Lulzim Bashën
03/04 20:52
Top Channel/ Berisha denoncon skandalin: Sot nuk ekziston asnjë litër naftë rezervë shtetërore
03/04 20:38
Top Channel/ ‘Shqipëria vend naftëmbajtës’, Berisha: Të gjithë shoferët të ngrihen në protesta…
03/04 20:14
Top Channel/ ‘Eshtë kjo arsyeja që njerëzit mos kenë vetura?”, Berisha për naftën: Kjo rikthen…
03/04 20:04
Top Channel/ Task-forcë për pastrimin e qyteteve, Rama takim me kryebashkiakët socialistë: Hapim…
03/04 19:33
Top Channel/ ‘Përgjysmim i ngarkesës fiskale’, Berisha: Hetim për Autoritetin e Konkurrencës..
03/04 19:10
Top Channel/ ‘Ndërhyrja për çmimin e naftës emergjencë’, Berisha: Askush se di sa do vazhdojë kjo…
03/04 19:09
Top Channel/ ‘Askush nuk ka ngarkesë fiskale sa ne’, Berisha për naftën: Qeveria bën kontrabandë…
03/04 19:02
Top Channel/ ‘Mashtrime të turpshme’, Berisha sulmon Ramën: Bën gjithçka për të mbuluar atë që…
03/04 19:01
Top Channel/ ‘7,2% e të ardhurave ditore shkojmë për naftë’, Berisha: Shqiptarët paguajnë 7 herë…
03/04 19:00
Top Channel/Rama ironizon opozitën pas nisjes së fushatës:Luli po fle, ata të tjerët janë nëpër kafe
03/04 18:03
Top Channel/ ‘Partia Socialiste është oqean’, Rama në njësinë 3: Dibra u bë si Vlora, sepse dëgjuan…
03/04 17:55
Top Channel/ Rama: Do të blejnë ushqime sipas listës, nuk do të shkojë ndonjë të blejë raki
03/04 17:45
Top Channel/ ‘Nuk kemi imponuar respekt’, Rama: Sot shqiptarët kanë fituar respekt dhe…
03/04 17:26
Top Channel/ ‘Takimi i parë me një asamble ku rezultatet e zgjedhjeve janë me rritje’,Rama: Jam…
03/04 17:20
Top News-Tre porositë e Ramës për kryebashkiakët. Paketa e maleve, legalizimet dhe hapësirat publike
03/04 17:05
Top News -Pas tensioneve, beteja me përjashtime. PS kërkon Nokën, Hotin dhe Vokshin, PD synon Ballën
03/04 16:52
Top News -‘Shumë ankesa për Kadastrën.’ Rama kërkon hapjen e zyrave të ndihmës juridike në bashki
03/04 16:51
Top News – Pastrimi i kanaleve me flotë të re automjetesh. Rama flet për projektin me Emiratet
03/04 16:51
Top News – ‘Mbi 500 aplikime për Paketën e Maleve.’ Ministri Demo flet edhe për parkimet
03/04 16:51