Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance paralajmëroi Iranin të mos "luajë" me SHBA-në, ndërsa ai u nis për negociata që synojnë t'i japin fund luftës. Presidenti Donald Trump e ka ngarkuar anëtarin e rrethit të tij të ngushtë që të gjejë një zgjidhje dhe të bëjë që të harrohet kërcënimi tronditës I presidentit amerikan për të zhdukur "të gjithë qytetërimin" e Iranit. Vance, i cili prej kohësh ka qenë skeptik ndaj ndërhyrjeve ushtarake të huaja dhe ka folur hapur kundër mundësisë së dërgimit të trupave në konflikte të pafundme, u nis të premten për të udhëhequr bisedime me Iranin në kryeqytetin pakistanez të Islamabad. "Nëse iranianët janë të gatshëm të negociojnë me mirëbesim, ne jemi sigurisht të gatshëm t'ua shtrijmë dorën", u tha Vance gazetarëve para se të hipte në Air Force Tëo. Por ai shtoi: "Nëse ata do të përpiqen të luajnë me ne, atëherë do të zbulojnë se ekipi negociator nuk është aq i hapur." Vance tha gjithashtu se Trump "ka dhënë disa udhëzime mjaft të qarta" se si duhet të shkojnë bisedimet, por nuk dha më shumë detaje. Ai nuk pranoi pyetje nga gazetarët që udhëtonin me të. Vance shoqërohet nga i dërguari special i Trump, Steve Ëitkoff, dhe dhëndri i Trump, Jared Kushner, të cilët morën pjesë në tre raunde bisedimesh indirekte me negociatorët iranianë që synonin zgjidhjen e shqetësimeve të SHBA-së në lidhje me programet e armëve bërthamore dhe balistike të Teheranit dhe mbështetjen e tij për grupet e armatosura të ndërmjetësuara në Lindjen e Mesme përpara se Trump dhe Izraeli të nisnin luftën kundër Iranit më 28 shkurt.