Koleksioni i shumëpritur “Aria” i shtëpisë prestigjioze të modës, Gucci, debutoi mbrëmjen e djeshme. Gjenitë krijues, Alessandro Michele, drejtori krijues i Gucci dhe Denma Gvasalia i Balenciaga kishin vendosur mendjet e tyre së bashku për të zbuluar një bashkëpunim mahnitës. Michele i bëri homazhe Tom Ford-it në një seri kostumesh që kujtonin rrobaqepësinë e ish-shefit të tij.