Mijëra vëzhgues, shqiptarë dhe të huaj, kanë monitoruar procesin e votimit që u mbyll në orën 19:00. Sipas të dhënave të KQZ bëhet fjalë për një total prej 3656 vëzhguesish, të cilët kanë ndjekur nga afër zgjedhjet e 2021. Nga këta 248 kanë qenë vëzhgues afatgjatë dhe 2026 afatshkurtër.