Në seancën gjyqësore të radhës mes Amber Heard dhe Johnny Depp janë vënë re disa momente tensioni. Aktorja e famshme është zmbrapsur nga frika teksa u gjend përballët ish bashkëshortit të saj Jonny Depp. 36-vjeçarja po dilte nga tribuna pasi dëshmoi se si ish-burri i saj e kishte sulmuar seksualisht dhe e kishte kërcënuar se do ta vriste në mars të vitit 2015 në Australi.