Lauren Sanchez dhe Jeff Bezos ishin të ftuar specialë në rreshtin e parë të spektaklit “Dolce & Gabbana Alta Sartoria 2024” në Sardenjë të Italisë dhe shfaqja e dyshes italiane mori një tjetër dimension për Lauren. Djali i Sanchez ka ecur në pasarelë si një nga modelët kryesore të këtij eventi, ndonëse një moment i tillë nuk shpëtoi pa u publikuar as në rrjete sociale nga e ëma. “Sa e mrekullueshme të shikosh djalin tënd”, shkroi Lauren krahas një galerie fotografish të djalit Nikko.