Kourtney Kardashian që prej fillimit të këtij viti është në një lidhje me muzikantin e njohur Travis Barker, i cili para lidhjes së tyre ishte një nga miqtë e saj më të mirë. Burime nga mediat e huaja, bëjnë me dije se Travis ka krijuar një marrëdhënie shumë të ngushtë me familjen e Kourtney dhe kjo është padyshim një gjë shumë pozitive dhe e shëndetshme për një lidhje. Por, nga ana tjetër, teksa Kourney dhe Travis vazhdojnë të postojnë foto në rrjete sociale, ku ndajnë romancën e tyre, ish i dashuri i saj Scott Disick nuk e ka pritur mirë këtë fakt. Disick, babai i tre fëmijëve të modeles së njohur, i ka ndryshuar marrëdhëniët që ka patur dikur me Kortney duke u distancuar prej saj.