Ngjyra e zezë nuk ka munguar nga asnjë koleksion i stilistëve më të mirë, por në këtë dimër ngjyra kafe ka bërë një rikthim të fuqishëm. Nuancat e ndryshme të ngjyrës së tokës janë mbizotëruese në veshjet që do t’i sjellin grave shkëlqimin e duhur në vranësinë e dimrit. Kafja është ngjyra trendy e modës së këtij sezoni dimëror, duke i dhënë jo vetëm një larmi garderobës, por edhe një rifreskim stilistik me ngrohtësinë e saj. Nuancat e ngjyrës kafe të ofruara nga stilistët e modës janë aq shumë ta larmishme, duke variuar nga më e hapura që i përafrohet të verdhës ose më saktë ngjyrës portokalli, deri tek ajo e errëta ose siç njihet nga specialistët terrakota. Një larmi që nuk lë pa përfaqësuar shijet e asnjë vajze e gruaje me besim në vetvete!