Partia Demokratike shpreson që të shfrytëzojë një mocion me debat me Kryeministrin Edi Rama për të zhvilluar debatin e munguar parlamentar për programin qeverisës. Kërkesa për mocion është depozituar këtë të premte në Kuvendin e Shqipërisë nga kreu i grupit parlamentar të demokratëve, Gazment Bardhi.