Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e së dielës, në aksin nacional Berat-Skrapar, në fshatin Vërtop Mjeti tip Audi,ms targa AA 723 LK, që drejtohej nga një 28-vjeçare, është rrëzuar nga ”Ura e Vërtopi”t dhe ka përfunduar disa metra poshtë në zhavorrin e lumit Osum. Si pasojë e aksidentit, drejtuesja e mjetit Anxhela Ibra 28-vjeçe, është plagosur rëndë, ndërkohë që pasagjeri që udhëtonte me të nuk ka pësuar lëndime.