Teksa mjekësia në Shqipëri nuk duket në ditët më të mira të saj, teksa studentët e kësaj dege vijojnë protestën për shkak të kushteve të reja të vendosura për tërheqjen e diplomave, mjekët në Greqi kanë kërkesa të çuditshme. Një mjek në spitalin e Leros në Greqi me një kërkesë me shkrim ka kërkuar 10 patina elektrike, për të përshpejtuar lëvizjet e stafit brenda spitalit.