Doktori turk, Sergan Saracoglu, përballet me telashin e dyfishtë të shkaktuar nga një stuhi bore në male dhe frikën e banorëve përballë vaksinave, ndërsa ai i gjurmon ata me një kuti metalike të mbushur me age e shiringa. “Ajo pati një qëndrim pozitiv”, thotë doktori pasi më në fund mundi të gjente një gjyshe 101 vjecare në listën e tij të të moshuarve, për ti bërë vaksinën anti covid, në qytetin në juglindje të turqisë, Imamli. “Por – shton ai – ka shumë njerëz që nuk pranojnë ta marrin vaksinën”.