Gjendja e kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos vijon të jetë e rëndë. Pas mesditës së të hënës, gjendja shëndetësore e kryepeshkopit u rëndua edhe më shumë, ndërsa mjekët ishin në mëdyshje nëse organizmi i tij do të mund të përballonte një ndërhyrje kirurgjikale. Mësohet se bluzat e bardha kanë gjetur vatrën që ka krijuar problemin me hemorragjinë dhe se gjëndja virale është larguar. Sipas tyre, parametrat jetësorë janë përmirësuar. Për ta vizituar kryeopeshkopin kanë shkuar gjithë personalitetet e politikës greke si dhe ambasadorja shqiptare në Athinë Luela Hajdaraga.