Qyteti i Kukësit u zgjua nga një mjegull e dendur mëngjesin e së shtunës, që mbuloi qytetin dhe zonat përreth tij. Fenomeni ishte më i theksuar në pellgun e luginave dhe përgjatë aksit kryesor të Rrugës së Kombit, ku kufizoi ndjeshëm fushëpamjen e drejtuesve të mjeteve.