I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar ka kritikuar së fundmi liderët e rajonit, duke thënë se nuk janë të përkushtuar në integrimin evropian dhe se po ndjekin politika nacionaliste. Duke folur në Forumin e Sigurisë në Beograd, ai ka thënë se rajonit i duhen politikanë të hapur për dialog, të cilët do të merren me çështje të shekullit XXI dhe jo me probleme nga e kaluara. Sipas tij, liderët e Ballkanit janë bërë më të fuqishëm, duke shfrytëzuar pushtetin për pasurimin e partisë dhe njërëzve rreth tyre.