Në zgjedhjet e 21 majit në Greqi, Demokracia e Re e Kiriakos Mitsotakis theu disa tabu dhe nëse ligji elektoral nuk do të ishte ndryshuar, atëherë me rezultatin e siguruar do të siguronte e qetë shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme në katër vitet e ardhshme. Demokracia e Re fitoi për herë të parë në ishullin e Kretës, që historikisht ka qenë bastion i së majtës, fillimisht me PASOK dhe më pas me Sirizan. Nga 59 zona elektorale, Kiriakos Mitsotakis fitoi 58 prej tyre dhe vetëm në njërën forcë e parë doli Siriza e Aleksis Tsipras.