Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis kreu një vizitë zyrtare në Qipro, ku deklaroi se është e papranueshme që në një shtet të Bashkimit Europian të ketë një ushtri pushtuese. Ai bëri apel që të nisin sërish negociatat nën koordinimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, për të shkuar në një zgjidhje të drejtë dhe të pranueshme.