Vizita në Himarë e kryeministrit grek, Kiriakos Mitsotakis vendos një precedent të rrezikshëm dhe që Shqipëria do ta vuajë pas disa vitesh. Kështu e konsideroi gazetari, Artan Hoxha agjendën e kreut të qeverisë greke në Himarë, që ligjërisht nuk njihet si zonë minoritare. Sipas analizës së Artan Hoxhës, pasojat e kësaj vizite në Himarë do të shtrijnë efektet gjeopolitike në afatgjatë. Në vizitën e tij, kryeministri grek, Mitsotakis u ndal pas Himarës në Finiq dhe Dropull, ku shoqërohej nga Kryeministri Edi Rama.